Ambasadori Pllana: Krenar të shohësh ‘Made in Kosova’ në Javën e Modës në Vjenë

21:44 | 17 Shtator 2022
E.H

Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka uruar stilisten kosovare Flutura Dedinja, për shfaqjen e veshjeve të saj në Javën e Modës në Vjenë.

Pllana, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndihet krenar që veshjet kosovare të jenë pjesë e Javës së Modës në kryeqytetin austriak.

“Urime dizajneres sonë të modës Flutura Dedinja për punën e shkëlqyer! Krenar të shohësh ‘Made in Kosova’ në Javën e Modës në Vjenë”, ka shkruar Pllana/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme