Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që “të mos luajë me ndjenjat e popullit”, pasi ky i fundit edhe një herë përmendi mundësinë për luftë në Kosovë, gjatë një interviste për mediumin kroat, “Vecernji list”.
Lushtaku ka thënë se kjo qasje e Kryeminstrit ngjason me epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar që përhapnin frikë dhe panik dhe që, sipas tij, kjo po bëhet për ta hequr vëmendjen nga dështimi në qeverisje e kriza ekonomike.
“Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës.”
Lushtaku konsideron se prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë eliminon çdo mundësi për luftë./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...