Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II.
Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.
Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeta II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.
“Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II, Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta”, thuhet në komunikatën e presidencës së Kosovës.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...