Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka në një deklarim të tij nuk e ka përjashtuar mundësinë për luftë në Kosovë.
Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, këto deklarata të Kurtit do të krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurt dhe afër një konflikti.
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, ndër tjerash i ka kërkuar Kurtit që ta ndalë atë që Gjoshi e quan “luftë kundër Kosovës” e të punojë dikçka.
Postimi i plotë:
Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.
Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.
Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda.
Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!
Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji./arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...