Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se të reshurat gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike.
Ai në facebook ka bërë të ditur se nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”.
“Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo ju lusim që të gjitha rastet ti raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njejtën kohë ekipet tona janë në tereni”, ka shkruar ai.
Në këto momente ka thënë se do të përqendrohen në ndërhyrjet urgjente për shkak se mund të këtë reshje prapë.
Ndërsa, ka siguruar se për familjet e evakuuara, do të sigurojnë strehim.
“Lusim të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që në çfarëdo rasti të rrezikut të lajmërohen në qendrën e thirrjeve, në organet e rendit dhe tek zjarrëfikësit”. /arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...