Kadeti i FSK-së diplomoi në Kroaci, Mehaj: Mbështetje e madhe e partnerëve tanë në zhvillimin e kuadrove profesionale

12:29 | 17 Shtator 2022
K.B

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadeti Gazmend Pllana ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Kroacisë.

Mehaj në  Facebook falënderon shtetin kroat për ndihmë në zhvillimin e kuadrove profesionale të FSK-së.

“Kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë

Pas shkollimit katërvjeçar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë dhe paralelisht në Universitetin e Zagrebit, kadeti ynë Gazmend Pllana diplomoi me sukses të lartë në drejtimin ‘Menaxhment dhe lidership ushtarak’.

Shumë urime Nëntoger Pllana e suksese në karrierën tuaj ushtarake si dhe mirënjohje e lartë për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë kroat në zhvillimin e kuadrove tona profesionale”,  ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme