Çitaku i drejtohet Kurtit: Kur nuk din, nuk është marre me pyet

10:36 | 17 Shtator 2022
K.B

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas reduktimeve që do të ndodhin ditën e sotme për shkak të punimeve që po bën KEDS-i.

Në një status në Facebook, Çitaku  ka shkruar se këto reduktime janë vetëm paralajmërime për periudhën dimërore që na pret.

‘’Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret’’, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se vetëm në Kosovë ka reduktime dhe jo në vendet tjera, po ashtu ka një porosi për kryeministrin duke i thënë se kur nuk din nuk është marre me pyet.

‘’Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.

Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet’’, ka përfunduar Çitaku . /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme