Parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë

06:36 | 17 Shtator 2022
E.H

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së parashihet të ketë vransira të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të jetë me shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmje 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Do të ketë erë të lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme