Google ADS

Hajdari pret në takim një delegacion nga Katari, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në ekonomi

19:49 | 16 Shtator 2022
E.H

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, së bashku me Autoritetin Investues të Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit, Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe siç thuhet, për rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.

“Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme