Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve këtë muaj.
Trajneri Alain Giresse ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për këto dy takime ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.
E veçanta e kësaj liste është se në të ndodhen emrat e tre futbollistëve që kanë dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh që nga viti 2014.
Hekuran Kryeziu, Bersant Celina dhe Leart Paqarada janë futbollistët që janë rikthyer në Përfaqësueses pas një kohe të gjatë.
Të tre këta futbollistë kanë qenë kyç tek Dardanët ndër vite, ku kontributi i tyre ka qenë jashtëzakonisht i madh pasi shumicën e ndeshjeve i kanë luajtur si titullarë.
Hekuran Kryeziu ka qenë mungesa më e madhe e Kosovës në vitin e fundit.
Mesfushori defensivë ka qenë një titullar i padiskutueshëm që nga viti 2015 për Kosovën dhe njëri nga kapitenët e Dardanëve.
29-vjeçari ishte pa klub nga qershori i vitit të kaluar kur ndau rrugët me Zurichun, derisa tani aktivizohet përsëri në Superligën e Zvicrës me skuadrën FC Winterthur.
Ndeshja e fundit e Kryeziut me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës është më 4 qershor të vitit të kaluar dhe mesfushori ka munguar plot 15 muaj për Dardanët.
Sigurisht që rikthimi i tij është një lajm fantastik për Përfaqësuesen dhe tifozët pasi bëhet fjalë për një lider të madh që ka qenë ndër vite te Kosova.
Kryeziu këtë edicion ka zhvilluar tri ndeshje me Winterthurin dhe është duke u futur në formën më të mirë të tij.
Një tjetër futbollist që rikthehet pas një kohe të gjatë është Bersant Celina.
Mesfushori ofensivë nuk ka luajtur një ndeshje me Kosovën që nga muaji tetor i vitit 2021, pasi kishte probleme me lëndime dhe nuk ishte ftuar.
Që nga ajo kohë Celina ka munguar në tetë sfida për Dardanët.
26-vjeçari është ndër të parët që ka pranuar ta vesh fanellën e Kosovës dhe ka dhënë kontribut të madh duke shënuar edhe asistuar në disa ndeshje.
Celina tani është pjesë e skuadrës turke Kasimpasa ku po luan rregullisht si titullar.
Në gjashtë ndeshje në elitën e futbollit turk, Celina ka asistuar një herë.
Njëri nga emrat më të përfolur vitin e fundi te Përfaqësuesja e Kosovës padyshim që ka qenë Leart Paqarada.
Mbrojtësi i majtë ishte larguar nga Dardanët pas një mos marrëveshje me trajnerin Bernard Challandes dhe edhe pas largimit të zviceranit më nuk ishte ftuar.
Përkundër që ka kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, Paqarada nuk ishte ftuar te Dardanët që nga marsi i vitit të kaluar duke munguar në 18 muaj.
27-vjeçari ka kaluar formë të mrekullueshme gjatë kësaj kohe me skuadrën e tij St Pauli ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Në tetë ndeshje të Bundesliga 2, mbrojtësi i majtë kosovar ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë këtë edicion. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...