Google ADS

Nagavci përgëzon shkollat që nisën mësimin

15:38 | 16 Shtator 2022
K.B

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka përgëzuar shkollat të cilat e kanë nisur procesin mësimor.

Nagavci ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që ta mirëkuptojnë situatën, dhe të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

Ajo theksoi se në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, “janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit”.

“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Nxënësit ende nuk kanë nisur procesin mësimor pasi mësimdhënësit janë në grevë. Ata po kërkojnë 100 euro deri në finalizim të Ligjit të Pagave. Ndërkohë

MAShTI ka njoftuar edhe përmes komunikatës.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka siguruar mësimdhënësit se po ndërmerr veprime konkrete në drejtim të mirëqenies së tyre, krahas punës që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e politikave arsimore.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Ministrisë, përfshirë edhe ministren Nagavci dhe zëvedësministrat Maloku Bërdyna dhe Pupovci, po vazhdojnë vizitat në shumë shkolla në komuna të ndryshme dhe po takohen me mësimdhënës, por edhe me prindër, për të biseduar për shqetësimet e tyre dhe adresimin nga ana e MAShTI dhe Qeveria e Kosovës.

Në këto takime, bashkëbisedimi me mësimdhënësit është i fokusuar te politikat e reja në mbështetje të tyre, ndërsa, zyrtarët e Ministrisë kanë premtuar se do të merren edhe veprime të tjera konkrete për të tejkaluar çdo vështirësi me të cilën ballafaqohen mësimdhënësit, sikur që është tejkaluar problemi i atyre me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë sepse i nevoitet paga për të blerë ilaçe.

Shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin janë përgëzuar për këtë vendim, ndërkohë që dialogu social do të vazhdojë.

MAShTI kërkon nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare, derisa në Projektligjin për paga, i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit.

Po ashtu, MAShTI siguron të gjithë mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitohen të gjitha vështirësitë për të arritur kështu edhe ngritjen e cilësisë në arsim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme