Gjermania, Franca dhe Polonia, kanë bërë një deklaratë të përbashkët sot ku kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, thotë komunikata.
Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, thuhet se të tri shtetet e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin evropian të këtyre dy shteteve.
“Trekëndëshi i Ëeimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.
“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”- bëhet e ditur në këtë komunikatë.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se këto vende janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit.
“Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ministrive të jashtme gjermane, franceze dhe polake.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...