Kryetari i Këshillit grevist të BSPK-së, njëherit kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jashraj, thotë se ende nuk dihet nëse greva do të përfundojë dhe mësimi të nis të hënën.
Ai për arbresh.info shprehet se krejt kjo varet nga anëtarësia.
“Këtë se a do të nis mësimi të hënën apo jo, nuk jam i autorizuar ta them. Kolegët e mi në SBASHK, Këshilli grevist është duke mbajtur çdo mbrëmje takim me anëtarësinë, përmes kryetarëve të niveleve komunale dhe i mbetet anëtarësisë të vendos”, thotë Jasharaj.
Ai thotë se nuk kanë marrë asnjë ftesë për takim nga qeveria, ani pse pret një gjë të tillë.
Megjithatë, Jasharaj pohon se sonte në mbrëmje do ketë takim me anëtarësinë, dhe këto takime sipas tij do vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
“Takime të tilla jam i sigurt se do ketë edhe në mbrëmjen e sotme, edhe të shtunën dhe të dielën. Ata do t’i gëzoheshin ndonjë lajmi se do të kemi ndonjë takim serioz me qeverinë”, shprehet Jasharaj
Ai thotë se qeveria dhe disa qarqe rreth saj po mundohen të dezinformojnë duke thënë se “Rrahman Jasharaj e hap e mbyll grevën”. Kjo është e pavërtetë thotë ai, pasi anëtarësia vendos. Çfarëdo që vendosin ata unë si kryetar i BSPK-së do e pranojë
Nëse do ketë një takim tjetër mes Kurtit dhe Jasharajt, ai thotë se do të insistojë që të jenë prezentë edhe mediat, pasi sipas tij nuk ka çfarë të fshihet./arbresh.info/
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...