Google ADS

Abdixhiku takohet me deputetin gjerman, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën

13:20 | 16 Shtator 2022
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me deputetin dhe njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Budestagun gjerman, Anton Hofreiter.

Kështu është bërë e ditur nga LDK-ja përmes një postimi në Facebook, ku është shtuar se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu priti sot deputetin, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter. Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në vecanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga LDK. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme