Me rastin e mbajtjes së ceremonisë së kadetëve të rinj, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen.
Mehaj iu drejtua të pranishmëve sot janë mbledhur për të uruar ditën e kadetëve më të rinj që do t’i shërbejnë popullit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Për katër vitet e ardhshme do të edukoheni, të arsimoheni që të jeni udhëheqës të lartë në shërbimin ë atdheut, kërkoj nga ju që çdo ditë të studioni historinë e popullit tonë”, tha Mehaj.
Ministri gjithashtu shtoi se populli i Kosovës, nuk e ka pranuar asnjëherë nënshtrimin.
Ai falenderoi të gjitha nënat, duke shtuar se ato janë heroina të vërteta dhe se i mësojnë fëmijët e tyre se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo brengë tjetër.
“Pres nga ju që të bëheni udhëheqës me karakter të fort, krah për krah njëri tjetrit krah për krah me partnerët tanë. Kam besim të plotë te ju, dashuria për ti shërbyer atdheut është më e fortë se çdo brengë tjetër”, përfundoi Mehaj. /arbresh.info/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”