Google ADS

A ka SHBA-ja mjete për të penguar pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina?

07:42 | 16 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë tërhequr vërejtjen Kinës se sanksionet e koordinuara kundër pushtimit rus të Ukrainës, duhet të shërbejnë si paralajmërim për atë që e pret Pekinin nëse bën lëvizje kundër Tajvanit.

Pas reagimit të Pekinit ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në gusht në Tajvan, Uashingtoni ka rritur diskutimet rreth opsioneve të sanksioneve, derisa Bashkimi Evropian është nën presionin diplomatik nga Taipei për të bërë të njëjtën gjë, thonë burimet për Reuters.

Megjithatë, mbështetja për hapa të tillë do të jetë shumë më e vështirë sesa në rastin e Rusisë, duke pasur parasysh rolin masiv të Kinës në ekonominë globale.

Këtu janë disa nga opsionet dhe pengesat që ekspertët, diplomatët dhe ish-zyrtarët kanë paraqitur:

Kujdesi mbi “opsionin bërthamor”

Draft-legjislacioni i Kongresit të SHBA-së ka përshkruar një gamë të plotë sanksionesh ndëshkuese që mund t’i vendosen Kinës në lidhje me Tajvanin. Këtu përfshihen sanksione mbi presidentin Xi Jinping dhe liderë të tjerë, veprime për përjashtimin e bankave kineze nga tregjet globale, ndalimi i listimeve amerikane të firmave kineze mbi importet e mallrave të tyre dhe frenimi i projekteve energjetike kineze.

Megjithatë, i ashtuquajturi “opsioni bërthamor” i ndalimit të të gjitha bizneseve në dollarë amerikanë ndërmjet bankave amerikane dhe kineze, i cili në mënyrë efektive do të ngrinte institucionet kineze jashtë sistemit financiar ndërkombëtar, konsiderohet shumë i pamundur, sigurisht fillimisht, duke pasur parasysh dëmin që mund të sjellë në SHBA dhe në ekonomitë globale./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme