Google ADS

LAJMI I FUNDIT/Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Podujevë

16:41 | 15 Shtator 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 22 vjeçarit në Podujevë tre ditë më parë.

Për vrasjen e Amir Zh. 22-vjeç në Gllamik të Podujevës policia ka arrestuar një person të dyshuar me inicalet O.Zh., 25-vjeçar.

I dyshuari është arrestuar pas rreth tri ditësh në arrati dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për “vrasje të rëndë”., shkruan arbresh.info.

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

22-vjeçari ishte therë për vdekje me thikë në Gllamnik të Podujevës. Sipas policisë vrasja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme