Zaev: Sot vendosin ata që votojnë, jo ata që ikin

14:27 | 15 Shtator 2022
A. B.

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook uron Ditën e Demokracisë.

“Kjo është një kohë e përballjes me pandeminë dhe një luftë. Kohë që autokratët duan të përdorin për të dominuar edhe më fort popullin, duke i mbajtur ata në frikë dhe pasiguri. Por populli ynë është i mençur dhe trim. Me zë demokratik kemi penguar ata që duan ta vrasin demokracinë me dhunë dhe gjak”, thotë Zaev në video-mesazh.

Sot, shton ai, vendosin ata që votojnë, jo ata që ikin.

“Demokracia është votë. Zëri i çdo individi. Një zë i dëgjuar, i kuptuar, i respektuar, i rëndësishëm. Zëri i të gjitha grupeve në shoqërinë tonë. Vullnetarët, fermerët, mjekët, minatorët… Secili prej tyre është i rëndësishëm në një demokraci. Ne ndaluam sundimin me popullin. Sot kemi Qeverinë e popullit”, thekson Zaev.

Më tej ai shton se “edhe kur respekton zërin e qytetarëve, demokracia mbetet e shkruar si fituese në histori”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme