Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Qeveria e Kosovës nuk është unike, sipas tij ka është po e ndan popullin se “kush është me Albin Kurtin e kush është me Rrahman Jasharaj.
Tahiri tha se qëllim tjetër është me i përçarë sindikatat të cilat nuk ka mundur kryeministri Kurti ende me i kap ashtu sikur që ka vepruar me bordet e ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura.
“Gjithandej globit shohim shtete dhe qeveri që kanë marrë masa për t’u ballafaquar me krizat, qeveria jonë është e zënë me shpërfaqjen e pa shembullt të një arrogance, dhe për më keq për prodhimin e krizave një pas një. Sot jemi duke folur për një krizë serioze, e cila lidhet me fëmijët tanë dhe e cila e kërkon një zgjidhje. Kjo papërgjegjësi e qeverisë tashmë po e thellon krizën në çdo aspekt, në mirëqenien sociale, në fëmijët që nuk mund të shkojnë në çerdhe, në shkolla dhe mbi të gjitha është duke na e ndarë popullin, se kush është me Albin Kurtin e kush është me Rrahman Jasharaj. Dhe kjo nuk është tema që ne duhet ta kemi… Qëllimi politik është me i përçarë sindikatat të cilat nuk ka mundur me i kap qysh i ka kap bordet”, u shpreh deputeti.
Tahiri tha se sindikatat nuk po bëjnë pazare, por qeveria, sepse është duke ofruar nga 50 euro për punëtorët dhe duke zvarritur miratimin e Ligjit të pagave. /arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...