“Mundësia që Maqedonia e Veriut të kryesojë OSBE-në në vitin 2023 është njohje e sukseseve të vendit që i ka arritur qëllimet strategjike përmes modelit të saj unik të zhvillimit, në kontekst të vështirë rajonal. Është detyrim, por edhe privilegj që do t’i tregojë botës imazhin tonë të vërtetë, kush jemi dhe cilat janë vlerat tona – paqja, stabiliteti, sundimi i ligjit, demokracia dhe kjo përmes dialogut dhe kompromisit”.
Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në ngjarjen “Maqedonia e Veriut dhe OSBE: 30 vjet partneritet”. Sipas tij, jo rastësisht kandidatura e RMV-së kaloi kaq lehtë me konsensusin e 57 vendeve pjesëmarrëse në këshillin ministror në Tiranë dhe kjo erdhi si njohje e sukseseve të vendit.
“Maqedonia e Veriut është vend që i ka arritur qëllimet e veta strategjike dhe model unik i zhvillimit të vendit në kontekst të vështirë rajonal, me fqinjësi të vështirë dhe përbërje të ndërlikuar të brendshme. Sot, RMV është model unik i një demokracie funksionale multietnike, shembull i një kulture kompromisi për pajtim me fqinjët, një vend që ka demokraci vitale dhe mund të transferojë përvojën dhe kapacitetin e saj në këtë platformë të rëndësishme të OSBE-së, thelbi dhe qëllimi i së cilës është sigurimi dhe ruajtja e paqes”, tha ministri Osmani.
Sipas tij, kjo është detyrë e përgjithshme shoqërore dhe shtetëror, e cila, siç tha, është jo vetëm përgjegjësi, por edhe privilegj që t’i tregojmë botës imazhin tonë të vërtetë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?