Stafet akademike dhe administrative të universiteteve në Shqipëri kanë dalë sot në protestë përpara godinës së fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, ndërsa kërkojnë rritje page.
Ata njëzëri kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.
Sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë ka bërë të qartë se kërkesat e tyre janë minimaliste, ndërsa shtoi se rritja e pagave të tyre të bëhet me 30 për qind, për të vijuar me rritje 20 për qind vitin e ardhshëm.
Kjo protestë është paralajmërim ndaj qeverisë, e cila nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me peticionin e profesorëve për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.
Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.
Kërkesat e sindikatës:
1. Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës (kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30 për qind ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20 për qind)
2. Rritja e financimeve për kërkime shkencore
3. Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
4. Pagesa e vjetërsisë në punë
5. Pagesë për orët e shtesë
6. Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...