Google ADS

Abdixhiku: Përgjegjës i vetëm për këtë krizë është Kryeministri Kurti

11:04 | 15 Shtator 2022
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për krizën në vend, për grevën e përgjithshme në të cilët ndodhet vendi

Ai tha se kjo që po ndodh është emergjencë kombëtare dhe se kjo emergjencë kërkon dialog dhe nga dialogu kompromis.

“Jemi në javën e tretë dhe 25 mijë mësimdhenës janë në grevë. Kjo është emergjencë, të kesh familje kosovare që nuk organizojnë dot përditshmerinë e tyre se s’kanë ku t’i lënë fëmijët, është emergjencë kombëtare. Kjo kërkon dialog dhe nga dialogu kompromis, janë njerzit tanë, janë familjet tona. Kurti ka zgjedhur një rruge tjetër, ai ka zgjedhur polarizimin, duke komunikuar në distancë me ta, e më pas duke lëshuar fletë rrufe nga ideologët partik që përfaqësuesit sindikalë që dikur bashkëpunonte me ta në opozite, i portretizon si sherbëtorë të Serbisë, mesimdhenesit si analfabetë”,u shprehAbdixhiku

I pari i LDK-së, tha se përgjegjës për këtë krizë është vetëm kryeministri Albin Kurti.

“Për LDK përgjegjës i vetëm për këtë krizë ka adresë në Qeveri, kryeministri Kurti. I takon Kryeministrit të gjejë dialog, zgjidhje me ata që nuk pajtohet, e sidomos ata qe nuk pajtohet. I takon atij të bëjë zgjidhje me rritje të pagave”.

Kryetari i LDK-së poashtu tha se masat që mori Qeveria së fundmi janë inekzistente e pa efekt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme