Është arrestuar një person në Ferizaj pasi kishte rrahur një fëmijë duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rastin e ka paraqitur babai i fëmiut me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 14.09.2022-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka rrahur-sulmuar fizikisht fëmiun e tij viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...