Konjufca dhe Kurti ndajnë pak kohë për film

09:35 | 15 Shtator 2022
Emir Abduramani

Mbrëmë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë qenë në kinema ku kanë shikuar filmin “Luaneshat e Kodrës”.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeparlamentari Konjufca, i cili njoftoi në Facebook se bashkë me ta ka qenë edhe shefi i stafit të tij, Ilir Kërceli.

Konjufca lavdëroi kinematografinë shqiptare dhe tha se meritojnë përkrahje të vazhdueshme.

Ky film ishte i pari që u shfaq në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Postimi i plotë:

Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.
Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.
“Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors.
Ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme, e cila shpresoj që nuk do t’iu mungojë.” – shkroi Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme