I mashtroi për bileta të aeroplanit duke përfituar 10 mijë e 136 euro, arrestohet pejani

09:43 | 15 Shtator 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për shkak se i kishte mashtruar shtatë viktima meshkuj, nga të cilët kishte përfituar 10 mijë e 136 euro për rezervimin e biletave të aeroplanit për pushime.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Pejë, shkruan arbresh.info

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pejë 14.09.2022 –03:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte mashtruar shtatë viktima meshkuj kosovar, nga të cilët kishte përfituar 10136 euro për rezervimin e biletave të aeroplanit për pushime. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme