Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Korçë

08:39 | 15 Shtator 2022
A. B.

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës.

Policia bën të ditur se është njoftuar nga mjekët se një i mitur ishte dërguar në spital i plagosur me thikë pas një konflikti fizik.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit. /A2 CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme