Google ADS

Ballkani luan sonte në Çeki, kundër Slavia Prague

08:04 | 15 Shtator 2022
K.B

Skuadra kosovare, Ballkani luan sonte në Çeki, në kuadër të Europa Conference League.

Suharekasit do të kenë përballë skuadrën çeke, Slavia Prague.

Kosovarët e nisën aventurën në Conference League me një barazim ndaj Cluj, kurse tani kërkojnë fitoren e parë në këtë garë.

Baras në ndeshjen e parë ka luajtur edhe Slavia Prague, që përabllej me Sivasspor.

Grupi G i Conference League, ku luan edhe Ballkani, duket njëjtë në aspektin e pikëve, me të gjitha skuadrat që numërojnë një pikë.

Mbetet të shihet nëse sonte do të bëhet diferenca mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme