Është përfshirë në një aksident me makinë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në Kiev.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Sergii Nykyforov, i cili tha se automjeti presidencial u përplas me një automjet privat, shkruan BBC transmeton arbresh.info.
“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.
Aksidenti ndodhi pasi presidenti Zelensky, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.
Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit.
Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen./arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite