Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka prezantuar një video ku shihen disa persona duke transportuar armë të gjatë në Mitrovicë.
Duke iu referuar një deklarate të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kuvendin e Serbisë, ku ai pranoi ekzistencën e grupeve të maskuara në veri të Kosovës, Sveçla tha se këto grupe në masë të madhe janë infiltruar në Kosovë nga territori i Serbisë.
Vuçiqi në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë tha se për herë të parë u shfaqën në veri “serb të uniformuar me uniforma të reja e të vjetra për të mbrojtur banorët lokal nga agresorët [Policia e Kosovës]”.
Sipas tij ata pavarësisht se ishin të paarmatosur u përshëndetën nga burrat dhe gratë serbe dhe u panë si “shpëtimtarë”.
Mirëpo Sveçla tha se e vërteta është se mes 31 korrikut dhe 1 gushtit në Mitrovicën e veriut u shpërndanë armë të gjata derisa Policia e Kosovës u sulmua me municion vdekjeprurës.
“Janë duke u bërë hetime intensive për këto çështje, andaj edhe do të isha pak i rezervuar për këtë. Por, ne në vazhdimësi kemi thënë që të gjitha grupet të cilat janë të organizuara në drejtim të luftimit të shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial të institucioneve të Kosovës, jo vetëm se janë të cytura, por janë edhe të financuara e të udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq dhe qeveria e Serbisë. Dhe kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura, të uniformuara me maska në natën e 31 korrikut”, thotë Sveçla. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...