Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

15:31 | 14 Shtator 2022
E.H

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korreticë.

Në këtë aksident është e përfshirë një veturë e cila është rrokullisur në rrugë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nga ky aksident është lënduar një person, i cili dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 13:46, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korreticë tek mbikalimi, ku një veturë është rrokullisur në rrugë. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi

Policia është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme