Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci vizituan javën e kaluar Luginën.
Aty takuan shumë veprimtarë shqiptarë, por edhe qytetarë të shumtë.
Por ishte pikërisht kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi që nuk deshi t’i takojë këta të fundit.
Por ai sot ka qëndruar në Prishtinë, saktësisht në zyrat e LDK-së.
Arifi ka takuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin si dhe anëtarin e Kryesisë së kësaj partie, Xhafer Tahiri.
Në takim theksohet të jetë biseduar për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Postimi i plotë:
Nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri, bashkë me anëtarin e Kryesisë z. Xhafer Tahiri, kanë pritur sot në takim kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi me bashkëpunëtor.
Në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën në LDK dhe e ri siguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake./arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës