Google ADS

Ndërmarrjet publike kërkojnë paga më të larta, Komisioni i Buxhetit e refuzon kërkesën

15:34 | 13 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe ata të agjencive shtetërore të pa kënaqur me pagat dhe mëditjet mujore . Anëtarët e bordeve kanë të ardhura mujore më të lartë se një ministrat. Duke mos u kënaqur me të hyrat e tyre mujore shumë nga ta kanë kërkuar nga komisioni për Buxhet dhe Financa që t’u ngritën pagat. Por kjo kërkesë nuk është amandamentuar në buxhetin e vitit 2016. Madje komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa bashkë me Kuvendin e Kosovës do të duhet të merren seriozisht me funksionimin e disa prej tyre.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “KosovaPress”, kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa , Naser Osmani.

Ai tha po ashtu se buxheti i vitit 2016 , krijon funksionim institucional, ndërsa investimet kapitale kryesisht janë të koncentruar në rrugë dhe projekte të tjera të kontraktuara vite më parë.

Sipas tij, pjesa më e madhe e shpenzimeve buxhetore është i dedikuar nëpaga, mëditje, mallrave dhe shërbimeve.

 

“Nuk ka pasur kërkesa të cilat nuk janë marrë parasysh nga komisioni. Kërkesat më tepër janë të aspektit të ngritjes së pagave për institucionet të ndryshme e sidomos të këtyre agjencioneve të pavarura. Ne si komision kemi konstatuar që në buxhet duhet të punohet pak më shumë që të ketë një harmonizim më të mirë të shpenzimeve sidomos ajo që ka të bëjë me institucionet e pavarura dhe bordet e ndërmarrjeve publike. Konsideroj që kjo është një ngarkesë për shtetin qeveria duhet me korrigjuar çështjen ekzistimit të bordeve në ndërmarrjet publike. Kuvendi po ashtu duhet me u marrë seriozisht dhe me vlerësuar se a është e domosdoshme ekzistimi i këtyre agjencioneve të pavarura që tani kemi 36. Që faktikisht paraqet një qeveri në veti”, ka thënë ai.

Osmani po ashtu tha se ajo çka duhet të që të rishikohet çështja e ndarjes së mjeteve për minoritet.

 

“Duhet me rishikua edhe çështjen e mjeteve për minoritet unë konsideroj, që pas 16 viteve të pas luftës kur ka qenë e nevojshëm të ekziston edhe Ministria për Kthim apo mjetet e ndara për kthimin e atyre që ju janë dëmtu ar shtëpitë apo që e kanë lëshuar Kosovën. Konsideroj që është janë shpenzime të kota siç e konsideroj shpenzim të kotë ndarjen e mjeteve për minoritete. Sepse buxheti është unik i tërësishëm edhe ndahet sipas nevojave dhe jo sipas etniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.

Sipas tij, në zhvillim ekonomik do të ndikojnë projektet e jashtme, jo ato buxhetore.

 

“Pjesa investimeve kapitale që drejtpërsëdrejti ndikon në zhvillim ekonomik. Posaçërisht në pjesën e infrastrukturës si shuma më e mëdha ka të bëjë në investime në projekte të mëdha siç është autostrada… Projektet të cilat janë jashtë buxhetore, siç është projekti i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, Brezoviocës…Investimi gati 200 milionësh,i hekurudhës Hani i Elezit –Leshak. Janë investime që kanë me ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe kanë me ndikuar në ngritjen e Bruto Produktit Vendor. Ka me pasur më tepër mjete në qarkullim në Kosovë. Ka me pasur më tepër punësim . Por konsideroj që qeveria duhet të jetë më tepër e përqendruar në sektorin privat , krijimin e mundësive të hapjes së bizneseve më stabile”, tha Osmani.

Ai po ashtu tha se vitin që vjen, ndarja e subvencioneve në bujqësi do të kategorizohen në investime kapitale. Po ashtu, sipas tij, për herë të parë komisioni për Buxhet dhe Financa do të monitoroi organizata që kanë mjetet më të mëdha buxhetore, të cilat do të obligohen që të raportojnë në detaje për shpenzimet e tyre në rrugë, shëndetësi, arsim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme