Rriten pensionet dhe paga minimale në Shqipëri

12:49 | 14 Shtator 2022
Emir Abduramani

Rriten pensionet dhe paga minimale në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delinda Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.

“Nga ky vendim perfitojnë pensionistët, të cilët nga pensionet që do marrin në muajin tetor do të kenë një rritje të pensioneve në nivelin 9.5%.  Paga minimale  bëhet 34 mijë lekë. Ky është një vendim që prek mbi 200 mijë të punësuar nga kjo VKM e Këshillit të ministrave”, tha ajo.

Kjo i bie që paga minimale në Shqipëri, përkthyer në euro, është 289 euro, pra më shumë se në Kosovë, që është 250 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme