Kryeministri Kurti nënshkruhet në librin e zisë për Mbretëreshën Elizabeta II

12:31 | 14 Shtator 2022
E.H

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeta II.

Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin personal, Kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II, thuhet në komunikatën për media.

“Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U preftë në paqe”, ka shkruar kryeministri Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme