Qeveria miraton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale

11:12 | 14 Shtator 2022
E.H

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 96-të ka miratuar projektligjet për Prokurorin e Shtetit dhe atë për Prokurorisë së Speciale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimin e këtyre Projektligjeve do të ketë funksionim më të mirë të sistemit të drejtësisë.

“Hartimi dhe finalizimi i këtij drafti është bërë në konsultim edhe me shoqërinë civile, po ashtu janë caktuar kompetencat e kryeprokurorit dhe kryeprokurorëve që punojnë në prokuroritë e Kosovës. Gjithashtu është rregulluar edhe funksionimi i zyrës së dhunës që do të funksionojë pranë zyrës së kryeprokurorit të shtetit”, tha ajo në mbledhjen e Qeverisë.

Gjithashtu Haxhiu kërkoi miratimin e projektligjit për prokurorinë Speciale, duke thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e PS-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme