Qeveria themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike

11:04 | 14 Shtator 2022
E.H

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike në mbledhjen e  saj të 96-të

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se ky projektligj i hapë rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.

“Përmes këtij projektligji themelohet agjencia për siguri kibernetike. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, tha Kurti.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike ndaj mediave, bizneseve dhe institucioneve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme