Google ADS

Aksident i rëndë në Shëngjin, lëndohet pushuesi nga Kosova

09:27 | 14 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëremë në orët e vona në Shëngjin, ku një shtetas nga Kosova ka marrë lëndime të rënda gjatë ngasjës së motoçikletës.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar. Kanë qenë banoret që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime, njofton TCh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme