Çitaku-Kurtit: Me të thanë vëlla nuk është fyerje, ulu gjejë zgjidhje

08:47 | 14 Shtator 2022
A Z

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari e quajti vëlla në takimin e djeshëm që patën.

Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se të quajë dikush motër e vëlla nuk është fyerje.

Ajo kërkoi nga Kurti që të gjejë zgjidhje sa më shpejtë për ndaljen e grevave.

Postimi i plotë:

Me të thanë motër, vëlla, nuk është fyerje. Përkundrazi. E me e pranu si fyerje flet vetëm për ty, Albin. Mungesa e empatisë është simptomatike. Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji. Ulu, bisedo, gjejë zgjidhje. Çelsat e dyerve të shkollave i keni në dorë ju, kryeministër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme