Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se LDK nuk e ka ndërmend dhe as qëllim që të ‘peshkojë’ deputetë nga parti të tjera.
Kur është pyetur për aderimin e deputetes Doarsa Kica, e cila ka kaluar nga Guxo në LDK, Shala ka thënë ajo ka shkuar në LDK.
“Nuk e kemi marrë, ka ardhur vet, për shkak të bindjeve të veta dhe kjo mbyllet me kaq. Kjo është shumë mirë edhe për ne edhe për Doarsën”, ka thënë Shala në T7.
“Ne nuk kemi qëllim që të marrim deputetë”, ka vazhduar ai.
Shala ka uruar partinë Guxo për zgjedhjen e strukturave të reja partikae, por ka refuzuar që të komentojë liderët e saj të rinj.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...