Policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili njoftuar se policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes të forcave të të dy vendeve.
“Policia ushtarake gjermane trajnon policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtje së afërt. Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP). Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona. Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...