Pronarët e kazinove “Apex game” dhe disa bashkëpunëtorë të tyre pritet të akuzohen të premten nga Prokuroria për krim të organizuar, ka mësuar KD.
Prokurori amerikan Allen Cansick pritet ta dorëzojë aktakuzën në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vëllezërve Arben e Astrit Krasniqi – pronarë të kazinove- si dhe bashkëpunëtorëve të tyre Arben Neziri, Avni Morina, Mujë Berisha, Gani Zeqiraj, Kushtrim Hakaj, Arsim Molliqaj dhe Luan Halilaj.
“Aktakuza do të ngrihet për krim të organizuar që lidhet me zhvatjet, të kryera me anë të sulmeve dhe kërcënimeve. Ky është një nga rastet më të mëdha. Prokurori ka paralajmëruar edhe mbrojtjen se aktakuzën do ta dorëzojë para datës 6 prill”, ka thënë një burim.
Të gjithë të dyshuarit janë liruar dhjetë ditë më parë në procedurë të rregullt. Atyre u janë hequr masat e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak. Mbrojtja pretendon se prokurori është i detyruar t’i pushojë hetimet për shkak të kalimit të afateve ligjore në këtë rast që ka të bëjë me lojërat e fatit.
Gazeta kishte raportuar bazuar në dosjen e prokurorit se vëllezërit Krasniqi kishin ushtruar pushtet të plotë mbi kazino në tregun e bixhozit. Dhuna, përfshirë bombat dhe kallashnikovët, Prokuroria pretendon se i kanë pritur ata që kanë refuzuar t’iu nënshtrohen atyre.
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...