Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, me “veturat intelegjente” ka shqiptuar 370 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Në njoftimin e bërë nga policia, bëhet e ditur se këto gjoba u shqiptuan për mos respektim të shpejtësisë së lëvizjses, përdorim të telefonit, tejkalime dhe ngasje të automjeteve të paregjistruara.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakova gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen dispozitat ligjore të trafikut rrugor e që qytetarët të jenë kontribues në rritjen e sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë vazhdon patrullimin me “veturë inteligjente” në gjithë Rajonin e Gjakovës!
“Vetura inteligjente” përmes pajisjeve të sofistikuara elektronike të instaluara në mjet (senzorëve dhe radarëve), zyrtarëve policorë gjatë patrullimit u mundëson monitorim më të lehtë të rrugës dhe identifikim të shkelësve të rregullave të komunikacionit rrugor. Në ekranin e vendosur brenda veturës së policisë, zyrtarëve policor u mundësohet t’i shohin mjetet që janë në rrugë dhe t’i identifikojnë targat e mjeteve, të dhënat mbi regjistrimin e tyre, tejkalimet e kufizimit të shpejtësisë së lëvizjes, tejkalimet e pa rregullta, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes nga shoferët e mjeteve dhe kundërvajtje të tjera.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë patrullimeve me “veturë inteligjente” ka shqiptuar 370 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, për mos respektim të shpejtësisë së lëvizjes, tejkalime të parregullta , përdorim i telefonit gjatë ngasjes, ngasje e automjeteve të paregjistruara dhe kundërvajtje të tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribues në rritjen e sigurisë në rrugë. Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482
Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare