Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq.
Begaj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve, duke nënvizuar se kjo marrëdhënie e shëndoshë e miqësore, e cila sapo kremtoi 30-vjetorin e vendosje së marrëdhënieve diplomatike, është gjithashtu në interesin më të mirë të rajonit.
Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe donacionet kroate për përballimin e dëmeve të tërmetit të nëntorit 2019, si dhe për vaksinimin e popullsisë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.
Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu traditën mikpritëse kroate për shqiptarët, si dhe hapësirat dhe mbështetjen që i është dhënë, si komunitetit të vjetër shqiptar të Arbanasve, ashtu edhe atyre të rinj, për të ruajtur traditat, kulturën e gjuhën amtare, por edhe për t’u integruar sa më mirë në jetën sociale e politike të Kroacisë.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Bosnje-Hercegovinë, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor./A2
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...