Me teknikat e duhura të kursimit të energjisë, sektori industrial që përdor një sasi të madhe të energjisë së ofruar në botë, mund të kursejë energji elektrike nëse aplikohen shembujt si më poshtë:
• Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja e planifikuar e makinerive optimizon performancën dhe jetëgjatësinë e këtyre makinerive dhe mund të përkthehet në kursime të mëdha të energjisë;
• Një mënyrë tjetër e thjeshtë është të siguroheni që të gjitha makineritë dhe pajisjet të fiken kur nuk përdoren. Përdorimi i pajisjeve vetëm kur ju nevojiten, mund të rezultojë në kursime të konsiderueshme të kostos së energjisë elektrike;
• Sistemet e ftohjes mund të shpenzojnë mjaft shumë energji elektrike, andaj duhet të siguroheni që kondicioneri juaj të aranzhohet në opsion optimal dhe jo më shumë se që është e nevojshme;
•Dhoma e mbyllur siç duhet ndihmon kondicionerin të përdorë më pak energji;
• Zëvendësimi i një motori të vjetër me fuqi të lartë, me një motor me fuqi më të ulët dhe efikas është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kostot. Ka shumë industri që përdorin motorë të vjetër, të cilët duhet të zëvendësohen në mënyrë që të kursehet sa më shumë energji elektrike.
• Zëvendësimin i poçave tradicional me poça LED me fuqi të ulët;
• Kontrollimi i ndriçimit përmes sensorëve të lëvizjes (tualete dhe zona të tjera që nuk përdoren tërë kohën.
#industri #këshillakursimi. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...