Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në Kanada, dy të vdekur dhe tre të plagosur

09:46 | 13 Shtator 2022
E.H

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar qytetet Mississauga dhe Milton, pranë Torontos, ku një oficer policie është vrarë dhe tre civilë kanë mbetur te plagosur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se autori, i cili u arratis me një automjet të vjedhur u gjet dhe u vra në një përplasje me efektivët e policisë.

Deri më tani nuk dihen arsyet e sulmit me viktima e të plagosur.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.

Kanadaja është tronditur kohët e fundit nga incidente të dhunës pa dallim, duke përfshirë një sërë sulmesh me thikë në një komunitet të izoluar aborigjen në Saskatcheëan më 4 shtator, ku lanë 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme