Nëse vazhdon kriza energjetike, interesimi i investitorëve për ndërtimin e stacioneve për mbushje të veturave elektrike do të vihet në pikëpyetje.
Kostoja e lartë e energjisë elektrike po rrezikon të ardhmen e veturave elektrike, paralajmërojnë shefat e autoindustrisë në Gjermani, transmeton Telegrafi.
Siç raporton The Guardian, rritja e çmimit të energjisë, si mungesa e pjesëve rezervë, është duke zvogëluar fuqinë blerësve në prag të inflacionit, që po ka ndikim të madh në prodhimin dhe shitjen e veturave.
E nëse ky trend ky vazhdon, gjithashtu ekziston brenga se do të vie deri të largimi i investitorëve, që nuk do të kenë motiv për ndërtimin e stacioneve për mbushjen e veturave elektrike, ku si pasojë e kësaj veturat elektrike nuk po përbëjnë interesim edhe aq të madh tani për blerësit.
Para kësaj krize, veturat elektrike kanë qenë shumë tërheqëse – në veçanti kur çmimi i derivateve u ngrit në masë të madhe, por ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndryshuar gjithçka.
Për shembull për një të tretën, është zvogëluar lëvizja e veturave elektrike në Gjermani tani për dallim nga një vit më parë.
“Shpërthimi i çmimeve të energjisë elektrike mund të jetë rrezik akut për tranzicionin e veturave, dhe duhet të jemi të kujdesshëm me këtë. Nëse veturat elektrike bëhet të shtrenjta për t’u përdorur, elektrifikimi i veturave është në rrezik nga kolapsi, pasi rrallëkush do të blejë veturë elektrike”, tha për mediat gjermane, ekonomisti-eksperti i autoindustrisë, Stephan Bracel.
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...