Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë.
Sipas Policisë droga ishte e llojeve të ndryshme e ndarë në hashash, marijuanë dhe kokainë. Ai u arrestua në flangrancë ndërkohë që Policia gjeti dhe drogën e fshehur.
Ka qenë qeni i Policisë ai që ka marrë “në qafë” shqiptarin. Në momentin që qeni anti-drogë i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij.
Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Sipas autoriteteve shqiptari dyshohet të jetë një nga krerët kryesore të një rrjeti shpërndarësish droge.
Murati i reagon Muharremajt: Llogaritë bllokohen nga përmbar...
Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi shkojnë në nominim për thye...
Vodhën mall në vlerë rreth 2 mijë euro në Prizren, arrestohe...
Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i vitit
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqës...
Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për një lidership të ri q...