Begaj nga procesi i Brdo-Brijunit: Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi

13:17 | 12 Shtator 2022
A Z

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është duke marrë pjesë në takimin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit.

Begaj ka thënë se ka ofruar mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për paqe, siguri dhe progres në rajon.

“Slloveni/ I nderuar të merrja pjesë sot në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, platforma më e lartë politike në Ballkanin Perëndimor”.

“Shumë e rëndësishme të diskutonim hapur për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe dërgimin e mesazhit të përbashkët se procesi i zgjerimit është tashmë një çështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, ka shkruar Begaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme