Më 5 nëntor të vitit 2016, në rrethana ende të pasqaruara ka ndërruar jetë Astrit Dehari.
Lidhur me këtë, gjatë kësaj kohe, që nga marrja e detyrës, nga zyrtarë të ndryshëm kemi pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshirjen e personave përgjegjës në këtë rast.
Për të sqaruar, zbatimin e procedurave brenda SHKK, nëse zyrtarët përgjegjës kanë zbatuar përgjegjësitë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, kam kërkuar inspektim dhe duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, dhe rëndësinë për njoftim të qytetarëve në raport më këtë, më lejoni që sot t’i adresojë gjetjet e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.
Inspektorati ka gjetur shkeljet si në vijim:
– Marrja dhe posedimi i incizimeve të kamerave me aprovim të ish drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj tek zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i SHKK përben shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave.
Është e rëndësishme të theksohet se sipas Inspektoratit incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i MD dhe zyrtarët e SHKK, janë marrë para se ato t’i merrte policia, nga data 5(KUR KA NDODHUR RASTI) dhe datat 6, 7 nëntor 2016.
Pra është e çuditshme se si zyrtarët korrektues dhe kryeinspektori i MD, kanë marrë kamerat e sigurisë para organeve të ndjekjes.
Sipas legjislacionit në fuqi, në rast të ndonjë veprimi me elemente të natyrës penale, autoriteti kompetent për marrjen e incizimeve është policia.
Në anën tjetër zyrtarët e institucionit, mund të kenë qasje në incizimet por asesi t’i marrin ato përmes USB dhe asesi para policisë.
– Sipas raportit të Inspektoratit, kryeinspektori në vitin 2016, lidhur me rastin në fjalë ka nxjerrë dy raporte, kontradiktore, njëra më 14.11.2016 dhe tjetra më datë 21.11.2016
Në raportin e parë të kryeinspektorit, thuhet se po bëhet inspektim i jashtëzakonshme duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kështu kompetencat ligjore si kryeinspektorë ndërsa në raportin e datës 21.11.2016, bën sërish inspektim dhe shkruan me rastin e vdekjes së A.D.
Këto dy raporte janë të nënshkruara nga kryeinspektori Ylber Topalli, ku raportin e datës 14 ky i fundit e mohon që është i shkruar nga ai dhe rrjedhimisht e konteston si të tillë.
Dhe tani i takon organeve të ndjekjes që ta zbardhin nëse ky raport është i falsifikuar nëse po nga kush apo nëse kryeinspektori nuk po e thotë të vërtetën.
Po ashtu Inspektorati ka trajtuar edhe shqiptimin e masave ndaj personave përgjegjës dhe transferet e tyre në qendrën e paraburgimit në Lipjan.
Në vend të suspendimit të menjëhershëm të stafit përgjegjës në qendrën e paraburgimit në Prizren, ata kanë vazhduar të jenë në punë deri më datë 21 nëntor 2016 ku le hapësirë për manipulim të provave dhe dëshmive.
Është po ashtu e çuditshme dhe e paprecedent që dëshmitari kryesor në rastin e A.D, Naser Makolli, është transferuar më datë 9 dhjetor në Lipjan ku paraprakisht ne qendrën e njëjtë ishin transferuar edhe oficerët më masën disiplinore të transferimit.
Me fjalë të tjera po i bie që në qendrën në Lipjan janë transferuar edhe zyrtarët përgjegjës e po ashtu edhe dëshmitari kryesor Naser Makolli me ç’rast dëshmitari kryesor kishte ndërruar jetë po aty.
A mendoni që kjo mund të jetë një rastësi?!
Po ashtu raporti adreson edhe deklaratat kontradiktore të zyrtarëve përgjegjës dhe çështje të tjera.
Mbi bazën e këtij raporti konstatohen veprime kontradiktore, të paqarta dhe le dyshime të mëdha për manipulime të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë në rast prandaj thërrasim prokurorinë që të ndërmarrin masa adekuate dhe cilësore për zbardhjen e së vërtetës në rastin Dehari.
Pas këtij raporti ne do t’i ndërmarrim dy veprime konkrete:
– Ky raport me gjitha shkresat përcjellëse do të dërgohet tek kryeprokurori i shtetit
– Do të dërgohet në organet përgjegjëse që kanë autorizime për shqiptimin e masave ndaj akterëve të përfshirë në rast.
Ministria e Drejtësisë do të ofrojë gjithë mbështetjen për institucionet që ky rast të zbardhet.” ka thënë ministrja Haxhiu./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...