Sot është bërë e ditur për dhunimin e dy të miturave, ne dy raste të ndara, në Istog dhe në Klinë. Për rastet e dhunimit janë arrestuar dy të dyshuar, personi me inicialet M.Z., dhe F.Sh., ( i mitur). Ndaj të dyve prokuroria po kërkon paraburgim.
Sipas policisë e mitura nga Istogu ishte dhunuar seksualisht rreth një muaj më parë, por për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin në polici deri dje, ku ishte paraqitur e shoqëruar nga prindi i saj.
Lidhur me këtë rast, prokuroria njofton se “me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar. Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës”.
Ndërsa, i dyshuari për dhunimin e së miturës në Klinë është i mitur.
“Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.
“Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”, përfundon njoftimi. /arbresh.info/
LEXO EDHE:
E tmerrshme, edhe një e mitur dyshohet se u dhunua në komunën e Istogut
E tmerrshme, edhe një e mitur dyshohet se u dhunua në komunën e Istogut
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...